Prodhuesi Japonez i automjeteve Nissan ka
aplikuar teknologjinë e saj të ngjyrave që vet-rigjenerohen në një
mbështjellës të iPhone.
Mbështjellësi i parë i këtij lloji është si tribut ndaj kalimit
të Juke dhe është krijuar me ndihmën e Universitetit të Tokios dhe
Advanced Softmaterials. Siç është rasti edhe me veturat Nissan,
gërvishtjet e vogla apo pak më të thella mund të rigjenerohen vetvetiu
me kalimin e kohës.
Ngjyra me bazë në polirotaksan, e njohur si Scratch Shield nga auto
prodhuesi, do të mbush një gërvishtje të vogël brenda një ore, kurse ato
më të mëdha mund të riparohen vetvetiu brenda një jave. Triku është se
ngjyra në fakt kurr nuk thahet, por nuk ndihen e lagur kur dikush e
prek. Në rastin e mbështjellësit do të jetë gjitahshtu e vështirë të
vendoset së pari ndonjë gërvshitje, e nëse ndodh atëherë rigjenerimi
edhe këtu është i pranishëm.
Autoprodhuesi ka thenë se do të filloj me shitjen e mbështjellësit më vonë gjatë këtij viti dhe raportohet se ka licencuar këtë teknologji edhe me operatorin NTT DoCoMo në Japoni. E gjithashtu ka dhuruar edhe 100 mbështjellës të këtillë në një event në Dubai.
0 comments:
Post a Comment