Kërkesat e Microsoftit për tabletët

Specifikimet të cilat publikoi Microsoft, kanë të bëjnë me disa segmente të pajisjeve dhe versionet e tyre, të cilat janë të përkrahur nga sistemi, respektivisht Microsofti.
Microsoft kështu ka definuar edhe formën konvertibile të tabletit, që përfshin ekranin, mbushësin, tastierën mekanike dhe pajisjen për shfaqja në një shtëpizë të vetme. Pajisja konvertibile mund të transformohet në tablet, ku pajisjet hyrëse fshihen ose mënjanohen, duke e bërë kështu ekranin të vetmen pajisje hyrëse.
Tableti me Windows 8 duket të ketë tastet harduerike për kyçje dhe fikje, mbylljen e rotacionit, tastin Win dhe tastet për rritjen respektivisht zvogëlimin e nivelit të zërit.
Shumë nga tabletët me Windows 8 do ta kenë përkrahjen për broadbandin mobil, që duhet përshirë edhe radion GPS. Ekranet e pajisjeve duhet të kenë rezolucionin minimal prej 1366x768 piksel me thellësinë 32-bitësh të ngjyrave, derisa dimensionet fizike të pajisjeve duket të përcjellin përmasat e rezolucionit, e rezolucioni natyral i pajisjeve mund të jetë më i madh se ai minimal.

Nëse pajisja përkrah NFC-në, duhet ta ketë këtë të shënuar qartë. Alternativë për kombinimin e popullarizuar CTRL+ALT+DEL është tasti Win +tasti për ndezjen/fikjen e pajisjes. Tabletët Windows 8 duhet të kenë së paku 10 GB hapësirë të lirë në disk, duhet të kenë çipin Direct3D (WDDM 1.2) dhe kamerën 720p. Akselerometri dhe USB 2.0 janë të detyrueshëm, sikurse dhe WLANi dhe Bluetooth 4.0 + LE (ang. low energy). Dhe më në fund, përkrahja për UEFI është e detyrueshme.
Dokumentimi detaj është në dispozicion këtu.