Shume herë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i
përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e
përdoruesve të Facebook dhe për infektimin e kompjuterëve të tyre me
viruse.
Këtë herë, si objektiv është zgjedhur aktori i njohur, Chuck
Norris, dhe kushdo që klikon në Facebook mbi lidhjen me titull “Chuck
Norris dies at age 71! Not a Joke.” ka mundësi të infektoj kompjuterin e
vet me virus dhe ti marin kodin e acountit te tyre ne facebook.
Kjo lidhje ka edhe përshkrimin e vet, ku shfaq një video se si
ka vdekur Chuck Norris-i. Pas klikimit të lidhjes nga ju kërkohet që të
shpërndani këtë lajm me miqtë tuaj në Facebook, e pastaj edhe një formë
regjistrimi për një shërbim me pagesë në celularët tuaj.
Kujdes: Mos klikoni në çdo link që shpërndajnë
miqtë tuaj. Sa herë që shihni diçka të dyshimtë, kërkoni pak në internet
rreth asaj dhe konfirmoni se a është e vërtetë apo lidhje e rrezikshme.
0 comments:
Post a Comment