Konfirmohet zyrtarisht, Resident Evil 6

Adhuruesit e apokalipsit të zombieve tani mund të jenë të lumtur, sepse është konfirmuar zyrtarisht loja Resident Evil 6.
Kompania Capcom ka njoftuar sot se loja e ardhshme Resident Evil 6 do të lansohet me vonë këtë vit. Përveç konfirmimit të lansimit, ata kanë shpërndarë edhe një video e cila tregon karakteristikat e reja të lojës dhe risitë e tjera që mund t’i presim në të ardhmen.
Supozohet se versioni i ri i lojës Resident Evil do ketë më shumë opsione tek dyqani, tek i cili mund të gjeni Zombies, Armë, Blood, dhe shumë vende të errëta e të frikshme. Përveç këtyre, loja zhvillohet diku në Kinë. Resident Evil 6 thuhet se do të lansohet me 20 nëntor 2012. Shikoni video trailerin për më shumë.