Facebook, se shpejti “Timeline” i detyrueshëm

Facebook e kishte paralajmëruar prej disa javësh: modaliteti “Timeline” do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë përdoruesit, në mënyrë automatike. Nuk është dhënë kurrë një datë e saktë për një event të tilë, por gjatë orëve të fundit, në blogun zyrtar të rrjeteve sociale ka dalë një lajm i ri, që lë fare pak dyshime: brenda pak kohësh, edhe përdoruesit që deri tani nuk kanë dashur të zgjedhin këtë opsion, do të gjejnë shumë shpejt profilet e veta të modifikuar.
Me “Timeline”, Facebooku ka dashur të ofrojë një mënyrë të re për të shfaqur përbërësit të organizuar në një rend kronologjik dhe me instrumente të ndryshëm për çdo imazh, shënime, apo “update”-ime të thjeshta të statusit.
Që në muajin dhjetor ka qenë e mundshme të përdoret “Timeline”, por gjatë javëve të fundit janë futur opsione dhe aplikacione të reja. Nxjerrja e parakohshme e kësaj risie për Facebook ishte një mënyrë për t’u dhënë kohë përdoruesve të personalizojnë “ditarin” e tyre. Duke bërë një rrugëtim në kohë, çdo përdorues mund të eliminojë elementë, apo t’ua fshehë grupeve të kontaktit dhe të krijojë një version sa më të mirë në bazë të gustove e nevojave.
Kalimi në metodën e re, gjithsesi, do të jetë progresive. Përdoruesit që nuk e kanë aplikuar ende, do të marrin një lajmërim të fundit dhe do të kenë një limit prej shtatë ditësh për të personalizuar “Timeline” dhe për ta aktivizuar. E pasi të keni aktivizuar këtë modalitet, s’do të jetë më e mundshme rikthimi në vizualizimin e mëparshëm. Gjithsesi, nëse pas 7 ditësh, nuk e keni zgjedhur ende versionin “Timeline”, atëherë do të publikohet në mënyrë automatike nga Facebook, që do të veprojë për një riorganizim të faqes, duke përdorur informacionet e pranishëm në profil.