Vallë a duhet verbërisht ti dorëzojmë të ardhmen autoriteteve, sepse
nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do të jetë përgjithmon? pyet eksperti
për siguri kompjuterike në F-Secure, Mikko Hypponen, në fjalimin e tij
në TED.
Ai thotë se rreziqet në botë online mund të ndahen në tre grupe
varësisht nga sulmuesi. Grupi i parë janë kriminelët online të cilëve
shum lehtë mund t’ju kuptojmë motivet. Qëllimimi tyre janë parat, kurse
ato para këto kriminel online i fitojnë duke përdorur softuerët si
keylogger, trojans për të thyer llogaritë bankare dhe kartat e kreditit.
“Sot më shum ka mundësi të bëheni ndonjë viktim online se sa në botën
reale. Kjo tani është e qartë, por në të ardhmen do të jetë edhe më
keq.”
Grupi i dytë më i madh janë sulmuesit të cilët nuk janë të motivuar
në kriminal ose para, por në protestë, mendim dhe shaka. Në këtë grup
bëjn pjesë Anonymous dhe grupet tjera të ngjajshme të cilat po bëhen
dita ditës më aktiv në vitet e fundit.
Grupi i fundit, thotë z.Hypponen, janë autoritetet. Shpresh në vendet
totalitare si në Iran, përdoruesit përdorin faqe valide si Gmail sepse
ndihen më të sigurt, por autoritetet i hakojnë certifikatat dhe i
përdorin ato si certifikata të rreme, dhe me të arrijnë sukses të
monitorojnë përdoruesit. Por, ky aktvitet është vërejtur edhe në vendet
perendimore. Kohën e fundit, në Gjermani është zbuluar trojan i cili ju
mundëson autoriteteve të monitorojnë aktivitetet e përdoruesve përmes
internetit.
“Shpesh komenti është ‘Përse duhet të kem kujdes, un nuk kam çfar të
fshehi?’. Por, ky është një argument i cili nuk ka kuptim. Privatësia
nuk është e vendosur në diskutimin. Nuk është pyetja për privatësi ose
siguri, por është për liri dhe kontrollë. Të gjitha të drejtat që do t’u
japim autoriteteve, do ti japim ato përgjithmon.”
0 comments:
Post a Comment