Tekst mesazhet pa pagesë janë bërë një normë e përditëshme tani, në
sajë të ardhjes së shërbimeve si WhatsApp dhe Kik Messenger, Yahoo ka
menduar të prezentoj një shërbim të saj për mesazhe pa pagesë të quajtur
Hub.
Hub, është një aplikacion për platformën Android që lejon përdoruesit
të dërgojnë mesazhe tek përdoruesit e tjerë, të cilët duhet të lidhin
të dhënat ndërmjetveti. Çfarë e dallon Hub-in nga aplikacionet e tjera
është ajo se Hub është një pajisje agnostike – që do të thotë se ju mund
të dërgoni mesazhe tek njerëzit e tjerë edhe në qoftë se ata nuk e kanë
të instaluar aplikacionin Hub në pajisjen e tyre Android, por kjo vlen
vetëm në disa vende të caktuara.
Aplikacioni Hub ka karakteristika të zakonshme në kalibrin e vet siç
janë, grupet e mesazheve, menaxhimi i grupit, dhe shtytja për njoftime.
Në këtë moment, aplikacioni është në dispozicion vetëm për platformën
Android 2.1 dhe vetëm për përdoruesit që posedojnë US SIM Card.
Nuk
është thënë asgjë se kur ky aplikacion do të jetë në dispozicion edhe në
vendet e tjera të botës, por për ata që dëshirojnë ta shohin mund ta
gjejnë në Android Market.


0 comments:
Post a Comment