Keni dëshiruar ndonjëherë që të vizitoni një faqe interneti nga
telefoni juaj thjeshtë si tekst? Atëherë kemi një zgjidhje për ju,
shikoni shfletuesin TextOnly të krijuar nga SpaceNext për platformën Android.
Shfletuesi TextOnly mundëson leximin e faqeve të internetit vetëm në
versionin “tekst”, duke i larguar reklamat, fotografitë, butona të
ndryshëm për shpërndarje në rrjete sociale dhe skripte të ndryshme.
Pra, ky shfletues ju hap rrugën për lexim të mënjëhershëm të
artikujve, pa pasur nevojë të prisni derisa faqja të karikohet në
tërësi, duke përfshirë skriptet, fotografitë dhe reklamat.
Nëse ju jeni një lexues i rregullt i artikujve nëpër faqe të ndryshme
të internetit, atëherë për lexim me të shpejtë ju preferojmë ta
përdorni shfletuesin TextOnly. Shumica e faqeve të internetit posedojnë
furnizuesin RSS dhe nga testimi i programuesve të TextOnly, mbi 95 për
qind e faqeve punojnë në aplikacionin TextOnly. Aplikacionin TextOnly
mund ta testoni edhe në faqen zyrtare.


0 comments:
Post a Comment