Aplikacioni për përdorimin e SkyDrive në lëvizje prej tani është
në dispozicion për pronarët e celularëve të bazuar në platformat
Windows Phone 7 dhe iOS.
Deri tani shfrytëzuesit e Windows
Phone qasjen në SkyDrive e bënin vetëm në formën e integrimit me
aplikacione, derisa pronarët e pajisjeve me iOS përdornin ueb ndërfaqen
për menaxhimin e të dhënave të veta të ruajtura në renë e Microsoftit.
Shfrytëzuesit tani përmes aplikacioneve të reja mund ti qasen të
dhënave në SkyDrive, mund të krijojnë direktoriume, të fshijnë fajlla
ose të ndajnë lidhjet në përmbajtjet e ndryshme përmes e-mailit.
Aplikacioni është në dispozicion nga Windows Phone Marketplace, e për
punë kërkon pajisjen me mbindërtim në Mango. Pronarëve e pajisjeve të
Apple mund ta shkarkojnë nga App Store, e kërkesa minimale është iOS
4.0.

0 comments:
Post a Comment