Microsoft ftoi përdoruesit e pakënaqur të Androidit që të
tregojnë për përvojat e tyre. Për tregimet më të mira “horor” me
Androidin në rolet kryesore, kompania bëri gati pesë celularë WP7.
Drejtori
i komunikimeve për Windows Phone në Microsoft, Bill Cox, publikoi se
kësaj iniciative deri tani i janë përgjigjur mbi 3,200 shfrytëzues të
Androidit. Tregimi ka filluar javën e kaluar kur Google nga Android
Market largoi disa aplikacione malinje. Sipas hulumtimit të kryer nga
kompania Lookout Mobile Security, këtë vit pronarëve të celularëve
Android përmes aplikacioneve mashtruese u janë vjedhur më së paku një
milion dollarë.
Me pak ironi, edhe Microsoft këtë javë kishte probleme me sigurinë.
Në të vërtetë, është zbuluar se me një mesazh të marrë në tërësi mund të
pamundësohet përdorimi i aplikacionit për dërgimin dhe pranimin e
mesazheve në Windows Phone 7. Nga kompania kanë konfirmuar problemin,
dhe janë duke e hetuar rastin.

0 comments:
Post a Comment