Native Client i Google fokusohet në lojëra

Nëse ju ka ikur, Native Client i Google është lansuar në fund të sezonës së verës, duke premtuar lehtësim në vendosje përgjat platformave të ndryshme duke mundësuar që zhvilluesit të lëshojnë kod x86 në formë natyrore në Chrome.
Adoptuesit e hershëm kanë pasur rastin që për disa muaj të testojnë veçoritë e reja të Google, dhe tani është koha që të shfaqen edhe disa prej pjesëve më të mira. Për shembull Supergiant Games ka portuar Bastion në klientin natyral, duke hapur hitin e Xbox live për Mac, Linux dhe Chrome OS. 
Christian Stefansen prej Google thekson se klienti natyral e bënë të mundur portimin e kodit ekzistues të shkruar në C, C++ apo C# me lehtësi. Ai mori si shembull edhe titullin Star Legends nga Spacetime Studio’s, një MMO me mbi gjysmë milioni rreshta kod, si një projekt të madh që është lëvizur me vetëm pak modifikime.

Google ka shtuar se inkurajon studiot e interesuara për të shikuar klientin e saj natyror për të shikuar mundësitë për të shfyrtëzuar platformën dhe për të ecur tutje në një alternative të re që po shfaqet në treg.