Për fat të keq ne duhet ende të presim për
panairin e teknologjisë CES për të pasur mundësi që të shohim në vepër
njësinë mahnitëse EXOdesk, por së paku deri atëherë ne kemi arritur të
mësojmë disa detaje të reja.
E para është se ExoPC ka dy modele në zhvillim – një që thjeshtë
është një ekran i jashtëm dhe një tjetër që integrin një Core i7 të
plotë që bazohet në Windows 7. Aplikacionet e dizajnuara në mënyrë
speficike për EXOdesk, të koduara në HTML5 do të jenë në gjendje për tu
shkarkuar nga EXOstore.
Kompania veçse
ka bërë të ditur një numër të programeve të planifikuara, duke
përfshirë lexuesin e lajmeve, tastierën virtuale, lojërat për bord dhe
instrumentet muzikore. Gjithashtu duket se ViewSonic do të demonstrojë
produktin e saj 32 inç në formë të EXOdesk në kuadër të panairit CES,
megjithëse ende nuk dihet nëse kompania do të fillojë me shitjen e një
njësie të këtillë apo jo.

0 comments:
Post a Comment