LG dhe Sony Ericsson nënshkruan partneritet me Box.net

Marrëveshjën që nënshkruan HTC dhe DropBox para disa muajve ku përdoruesit do të fitojnë 5GB hapësirë gjat shitjeve të modeleve më të reja të HTC fituan konkurencë serioze. Pasi të njejtën e bëri Apple me Box.net ku ju ofroi përdoruesve 50GB hapësirë falas, LG dhe Sony Ericsson kanë ndjekur shembullin e njejtë dhe nënshkruan marrëveshje për partneritet me të cilën do të ofrojnë 50GB hapësirë falas në shërbimin cloud Box.net, i cili është njëri nga konkurentët më serioz të DropBox.
Përdoruesit e LG paisjeve bazuar në Android do të mund që nga sotë e deri më 31 mars, 2012 të shfrytëzojnë këtë partneritet, thjesht duke instaluar aplikacionin nga Android Market, ku përgjat instalimit do të merrni njoftimin për të përmisuar paketën e tyre.

Përdoruesit e Sony Ericsson Xperia së shpejti do të marrin të njëjtin promovim… kompania dje në blogun e saj publikoi se promovimi mund të pritet së shpejti, pasi të kompletohen edhe disa detajet të vogla nga marrëveshjes për partneritet me Box.net.
Këto partneritete edhe njëher dëshmojnë se çfar do të thotë konkurencë e mirë dhe e fortë.