Duket se thashethemet e bëra me herët rreth
pajisjes së re nga kompania Apple po dalin të vërteta. Gjithashtu në
një postim tonin thuhej se ekzistonte prototipi i iPhone 5, prandaj ka mundësi që ai të shfaqet në mars të vitit 2012.
Nga disa burime në internet thuhet se iPhone 5 nuk do të duket sikur
versioni që u shpërndante në internet, ai do të ketë një dizajn unik dhe
tërheqës që do pushtojë përsëri botën.
“Ne kemi thënë se pajisja do të ketë një ekran 4 inç, do të jetë 8mm
dhe me një shtresë të metalike (ndoshta nga alumini),” raporton blogu
për teknologji informative, iLounge.
Një numër i blogjeve në internet kanë raportuar se iPhone 5 do të
shfaqet në mars, dhe Hexus ka pohuar se Apple mund të zbulojë detaje
rreth modelit të ri në Mobile World Congress në Barcelonë.


0 comments:
Post a Comment