Për hir të 10 vjetorit të lojës së popullarizuar Rockstar Games
publikoi versionet e Grand Theft Auto III për iPhone, iPad dhe pajisjet e
ndryshme me Android.
Loja origjinale më 2001 transformoi
franshizën Grand Theft Auto duke prezantuar këndin e vështrimit nga
personi i tretë dhe hartën e madhe.
Gjithashtu ishte e përcjellë me kundërthënie të shumta kryesisht në
lidhje me nivelin e dhunës, trajtimin e femrave dhe pohimet për
lavdërimin e aktiviteteve kriminale. Për një kohë të caktuar loja në
Australi madje ishte e ndaluar për shitje.
Edhe në këtë version ju do të jeni Klodi nga Liberty City i cili
depërton nëpër qarqet kriminale për të iu hakmarrë ish të dashurës e
cila e mashtroi gjatë një plaçkitje në bankë.
Loja është transformuar bindshëm ashtu që mund të ndjeni përvojë gati
të njëjtë me atë të para 10 viteve. Mirëpo, ka edhe ndryshime duke
pasur parasysh se sistemi i kontrollit i është adaptuar ekranit të
ndjeshëm në prekje ndërsa grafika ka kaluar nëpër HD remont për
mundësitë e iPhoneit dhe iPadit.
Loja është lëshuar në shtije edhe për pajisjet e caktuara me Android –
HTC Rezound, Motorola Droid X2 dhe Atrix 4G, si dhe për Motorola Xoom,
Samsung Galaxy Tab dhe Asus Eee Pad Transformer.
GTA III për iPhone dhe iPad kushton 4.99 dollarë në SHBA dhe 2.99 funt në Britani të Madhe.

0 comments:
Post a Comment