ARM dhe Globalfoundries kanë treguar se çfarë mund të presim në
të ardhmen nga SoC zgjidhjet mobile të punuar në proceset modern të
prodhimit.
Kompanitë kanë demonstruar versionin zhvillimor
të procesorit me dy bërthama ARM Cortex-A9 i cili punon në taktin prej
2.5 GHz, takt ky deri tani më i larti për një çip ARM.
Procesori është i punuar në uzinat e Globalfoundries në procesin
prodhues HPP 28-nanometërsh, në veçanti të adaptuar për ndërtimin e
çipave të këtillë mobil. Procesi prodhues lejon zhvillimin e zgjidhjeve
me shpenzim të ulët të energjisë dhe çipave të cilët kanë tension punues
prej 0.85 V, por edhe të procesorëve me taktet e larta të punës sikurse
që është zgjidhja e demonstruar.

0 comments:
Post a Comment