50GB hapësirë falas online për LG dhe Sony Ericsson

Box.net ka një ofertë për përdoruesit e smartphone-ëve LG që përdorin sistemin operativ Android që do të mund të ju mahniste. Ngarkesa shtesë që po ju ofrohet nuk kufizohet vetëm për pajisjen tuaj për celularë, por ju mund ta përdorni atë nga çdo pajisje me të cilën mund të qaseni në llogarinë tuaj në Box.net, si në llaptopin e shtëpisë, apo desktopin në zyre.
Aplikacioni Box.net për Android përfshin disa veçori mjaft shumë të kërkuara, si mundësia për të shkarkuar skedarë nga Box në pajisjen tuaj. Aplikacioni tani mund të funksionojë në formën offline, i cili mundëson qasjen në skedarët e shkarkuar nga llogaria luaj Box madje edhe nëse nuk jeni të qasur në internet. Për më tepër, me mundësinë e re për ngarkim ju lehtësisht mund të merrni skedarë, video dhe fotografi në llogarinë tuaj në Box.net me ndërveprim minimal me telefonin.

Ja hapat për të marrë hapësirën 50GB në cloud:
2. Kyçuni në llogarinë tuaj në Box.net ose hapni një llogari të re
3. Filloni të shkëmbeni dhe bashkëpunoni në cloud
Kjo fushatë për LG vlen deri më 31 mars 2012, kështu që ka mbetur mjaft kohë që të mund të merrni madje edhe një telefon LG të ri.