Së voni e festoi ditëlindjen e dhjetë, por ky sistem operativ ngadalë ka filluar të tërhiqet nga skena.
Sipas
hulumtimit të kompanisë Net Applications, Windows XP gjatë tetorit ka
rënë për 2.5 për qind, kështu që tani posedimi në mbarë tregun botërorë
është 48 për qind. Nga ana tjetër Windows 7 është rritur për 2.2 për
qind dhe ka arritur posedimin prej 34.6 për qind.
Sipas fjalëve të udhëheqësve të Microsoftit, pjesa më e madhe e
kompanive të cilat përdorin XP-në së shpejti do të kalojnë në versionin e
ri të sistemit operativ, derisa vetëm dhjetë për qind e shfrytëzuesve
nuk kanë menduar fare për ndryshimin.
Prapëseprapë ata do të jetë të detyruar ta bëjnë këtë deri në prillin
e vitit 2014 për shkak se atëherë Microsoft do të ndaloj përkrahjen për
XP-në.

0 comments:
Post a Comment