Sipas shkrimit në faqet The Verge, Motorola po e zhvillon një
kompjuter tablet të bazuar në Android i cili do të shërbej si
telekomandë për televizorët dhe pajisjet tjera.
Nën emrin e
koduar Corvair Motorola sipas pohimeve po zhvillon tabletin me ekranin
6-inçësh të ndjeshëm në prekje e të bazuar në Android 2.3. Për momentin
nuk ka më shumë informata rreth specifikave përveç fotografisë së
paketimit në të cilën shkruan se pajisja është e optimizuar për çmim të
ulët, dhe për shkak të kësaj supozohet se në të janë të vendosura
komponentët kulmore.
Në paketim shihet se ai do të jetë i pajisur me baterinë prej 4,000
mAH, ndërsa do të përkrah menaxhimin standard infratëkuq dhe protokollin
RF4CE të bazuar në teknologjinë ZigBee për menaxhim përmes radio
valëve.

0 comments:
Post a Comment