Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk është folur për modelin e
paralajmëruar të telefonit të Samsung, përkatësisht modelit Samsung
Illusion.
Tani, me njoftimet e fundit thuhet se Samsung
Illusion do të “zbarkojë” në Verizon Wireless, ndërsa sipas Android
Central tashmë janë zbuluar edhe disa detaje tjera për këtë model.
Samsung Illusion posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.5 inç,
rezolucion 480 x 320 piksel, Android 2.3 Gingerbread, procesor 1GHz
Hummingbird si dhe 512MB RAM.
Karakteristikat tjera të Samsung Illusion përfshijnë edhe kamerën me 3
mega-piksel, ndërsa pritet që ky model në Verizon të shitet për jo më
shumë se 100 dollarë, pas nënshkrimit të një kontrate me operatorin
mobil.

0 comments:
Post a Comment