Apple gjatë javës së kaluar shpërndau një update për versionin
më të ri të sistemit të vet operativ mobil nga i cili pritej të zgjidhte
problemin e kohëzgjatjes së shkurtë të baterisë.
Edhe pse në
fillimisht në internet u paraqiten komentet e para të shfrytëzuesve që
thoshin se bateria u zgjat më shumë, duket se problemi nuk është
zgjidhur në tërësi.
Këtë për portalin All Thing D e konfirmoi edhe përfaqësuesi i Apple, i
cili th ase janë duke e hetuar problemin i cili ende po e bezdis një
numër të madh të shfrytëzuesve.
Ata të cilët nuk kishin fat dhe të cilëve nuk u është rregulluar
problemi me kohëzgjatjen e baterisë, lajmëruan se madje situata tashmë
është edhe më e keqe se para instalimit të update-it.
0 comments:
Post a Comment