Regjistri i domenëve “XXX” është duke
tërhequr disa konsumatorë interesant: universitete, që dëshirojnë të
heqin qafe pornografët dhe entuziastët e kësaj fushe, që dëshirojnë të
keqpërdorin brendet e tyre.
Në një tentim për të ruajtur brendet e tyre nga pornografët,
një numër I universiteteve kanë filluar të blejnë domenet .xxx, për të
parandaluar shkollën që të lidhet me ndonjë përmbajtje të seksuale. “Ne
nuk dëshirojmë që dikush që viziton brendin tonë të arrij tek një ueb
faqe pornografike. Një zot e di se me çka do të dalin” tha Terry Robb,
drejtor i teknologjisë informative pranë Universitetit
Missouri-Columbia, që ka blerë edhe Missouri.xxx dhe missouritigers.xxx.
Washington University, gjithashtu ka bërë lëvizje parandaluese, duke
blerë domene si washu.xx, washingtonuniversity.xxx dhe wustl.xxx. Secili
domen .xxx kushton rreth 200 dollarë për tu regjistruar. Në asnjë prej
rasteve në fjalë në fakt domenet .xxx nuk ridrejtojnë për askund,
Top Level Domain .xxx është miratuar në mars nga ICANN, që rregullon çka mund të bëhet dhe çka nuk mund të bëhet një TLD. ICANN gjithashtu ka bllokuar regjistirmin e mbi 4,000 domenëve .xxx që përmbajnë emra të actorëve të njohur si Angelina jolie, Donald Trump apo Beyonce. E gjithashtu janë mbrojtur edhe disa agjencione qeveritare dhe për mbrojtje të fëmijëve.
0 comments:
Post a Comment