Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga Samsung, kompania
planifikon të zgjeroj ofertën e smartphonëve me sistemin e vet operativ
Bada. Këtë gjatë një bisede me The Inquirer e ka thënë presidenti i
departamentit mobil në Britani të Madhe Keith O’ Brien.
Ky
vit për Samsungun ishte vit i Androidit, derisa vitin e ardhshëm gjërat
pritet të ndryshohen paksa. Celularët me sistemin operativ Bada të
kompanisë do të duhej të përbëjnë 17% të ofertës së kompanisë, e i
njëjti përkushtim do ti jepet edhe Windows Phone-it. Android me 66% ende
do të përbëj shumicën e madhe të ofertës së smartphoneve nga kjo
kompani.
Gjithashtu, në Samsung janë duke punuar në integrimin e llojeve të
ndryshme të pajisjeve përmes përmbajtjeve. Një nga shembujt është
shërbimi Samsung Movies që së shpejti do të duhej të jetë në dispozicion
përmes celularëve me Bada OS.
0 comments:
Post a Comment