Pjesa e tregut të telefonave mobil Android po vazhdon marshimin e
saj lart, dhe kjo dëshmohet nga numrat e publikuar nga comScore të
premten. RIM ndërkohë, ka vazhduar rënien e saj.
Sipas
comScore thuhet se numri total i abonentëve amerikan që janë duke
përdorur platformën Android u ngjit në 44,8 për qind në shtator, një
rritje prej 4.6 pikë përqindjeje kundrejt muajit qershor. Kjo përfaqëson
një rritje prej 1.1 për qind që nga gushti i këtij viti, në bazë të
shifrave të dhëna nga comScore.
Apple gjithashtu ka fituar pikë në tregun e telefonave të mençur
mobil, pasi iOS tani përfaqëson 27.4 për qind të totalit, një rritje
prej 0.8 për qind që nga qershori i këtij viti dhe 0.1 pikë përqindjeje
që nga gushti.
Megjithatë, përfitimet e Android dhe iOS janë kompensuar nga humbja e pjesës së tregut të RIM, Windows Mobile dhe Symbian.
Veçanërisht, RIM është goditur më rëndë, me një rënie prej 4.6 pikë
në 18.9 për qind. RIM ka humbur 0.8 pikë përqindjeje në një muaj të
vetëm.
Edhe Microsoft ra 0.2 pikë në 5.6 për qind (0.1 pikë që nga gushti
2011), ndërsa fat të ngjashëm ka pasur edhe Nokia Symbian, që tani mban
vetëm 1.8 për qind të tregut.
0 comments:
Post a Comment