Samsung Galaxy Note është paraqitur në faqen amerikane të
Amazon, për një çmim prej 849 dollarësh, ndërsa me sa duket, pajisja do
të dërgohet në SHBA nga Evropa, pasi që atje ende nuk është lansuar edhe
zyrtarisht.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Samsung Galaxy
Note është një pajisje e jashtëzakonshme mobile e cila mbështetet në
Android 2.3 Gingerbread, ekran të ndjeshëm në prekje me 5.3 inç, si dhe
Super AMOLED, me rezolucion 1280 x 800 piksel.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Note përfshijnë edhe
procesorin dual-core me 1.4GHz, 1GB RAM, kamerë të pasme me 8
mega-piksel, si dhe një tjetër të përparme me 2 mega-piksel.
Përveç njoftimit se Samsung Galaxy Note është në dispozicion për
shitje në Mbretërinë e Bashkuar, kompania gjithashtu ka njoftuar se do
ta pajis këtë model të ri të telefonit të mençur dhe tabletit, edhe me
versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android Ice Cream
Sandwich.

0 comments:
Post a Comment