Sharkoon SATA QuickDeck Pro është një sirtar interesant për
disqet e jashtëm, i cili për dallim nga produktet e ngjashëm nga
Sharkoon instalohet në mënyrë horizontale.
Në pajisje mund të
vendoset një disk 3.5- ose 2.5-inçësh, ndërsa ekziston mundësia e
vendosjes së disa Quick Deck Pro një mbi tjetrin për hir të kursimit të
hapësirës gjatë përdorimit të disa disqeve të jashtme.
Sharkoon SATA QuickDeck Pro në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes USB
3.0, ndërsa ka edhe ndërprerësin e posaçëm për aktivizim si dhe LED
diodën që tregon aktivitetin e pajisjes. Në pako me sirtarin vijnë edhe
furnizimi i jashtëm dhe kablloja USB, e çmimi i kësaj shtese është 27.99
euro.



0 comments:
Post a Comment