Kompania kineze Colorful Technology paraqiti versionin e veçantë
të GeForce GTX 560 Ti në paketim ekstravagant, iGame GTX 560 Ti Kudan.
Të
vetmit gjëra standard në këtë kartelë janë GPU i Nvidias me 384 CUDA
bërthama, mbledhësja e memories prej 256-bit dhe 1 GB i memories GDDR5,
derisa PCB, ftohja dhe shumëllojshmëria e shtesave në mënyrë origjinale
janë punuar nga ana e Colorful Technology.
Taktet standard të punës janë 820 Mhz për GPU dhe 4 GHz për memorien,
por me aktivizimin e BIOS-it të parë të modifikuar (Turbo BIOS) taktet
rriten në 900 MHz dhe 4.2 GHz, e në rastin e BIOS-it të dytë me
modifikimin më ekstrem (Monster BIOS) GPU punon në 1,010 MHz derisa
memoria arrin në 4.5 GHz efikase. Taktet e përmendur nuk do të ishin të
mundur pa dizajnin ekstrem – PCB ka tri konektorë 6-pinësh të tensionit
dhe furnizimin 8-fazor që mund të shndërrohet në 12-fazor me shtimin e
kartelës së posaçme Turbo-Kit në pjesën e poshtme të PCB-së kryesore.

Ftohja është realizuar me ftohësin masiv me madje dhjetë gypa për
nxjerrjen e nxehtësisë dhe tri ventilatorë (dy nga 80- dhe një
90-milimetërsh) në versionin triple-slot, ndërsa kartela ka dhe
backplate për nxjerrjen edhe më efikase të energjisë. Për më shumë,
blerësit në komplet do të fitojnë edhe një Air-Kit, grupin prej pesë
ftohësve pasiv të cilët mund të montohen në backplate, nëse dimensionet e
shtëpizës e lejojnë këtë gjë.
Lista e shtesave nuk përfundon këtu – kompania me Kudanin dërgon
madhe edhe ngjyrat dhe shabllonet ashtu që shfrytëzuesit të kenë
mundësinë vet të pikturojnë shtëpizën e ftohësit. Çmimi i këtij
kombinimi interesant për momentin fatkeqësisht ende nuk është i ditur.



0 comments:
Post a Comment