Një gjyqtar amerikan i gjykatës federale dha një urdhër sipas të cilës
Twitter patjetër duhet të dorrëzojë informacione lidhur me tri
përdorues të cilët janë bashkpuntor me Wikileaks. Ky urdhër është pjesë e
një hetimi kundër Wikileaks si dhe dokumentet diplomatike të cilat janë
gjetur në duart e kësaj organizate.
Departamenti amerikan i Drejtësisë vitin e kaluar kërkoi nga Twitter
të dorrëzojë informacione private lidhur me përdoruesit Birgita
Jonsdotir, anëtare e parlamentit Islandez me ndihmën e së cilës
Wikilieaks publikoi video luftarake “sekrete” amerikane, për hakerin
holandez të quajtur Rop Gongrip, si dhe Jakobit Apelbaum, një vullnetar
28 vjeçar i Wikileaks. Më parë, autoritetet amerikane kanë kërkuar të
dhëna edhe për z. Apelbaum nga Google dhe Sonic, një ISP e vogël.
Twitter ka njoftuar përdoruesit e mësipërm për këtë kërkesë, sipas të
cilit kërkesa nga ministria e drejtësisë është tëpër e gjerë dhe e
palidhur me Wikileaks, dhe kanë tentuar të bindin gjyqin se kërkesa për
informacionet e tyre, shkel të drejtat e tyre për privatësi. Megjithatë,
gjykata federale natyrisht nuk mendon kështu, sepse vendimi i gjyqtarit
federal O’Grejdi thotë se Twitter nuk ka zgjidhje tjetër përveç të
dorrëzojë informacionet e kërkuara.
Informacionet e kërkuara përfshijnë e-mail adresat lidhur me
përdoruesit, IP adresat nga ku janë kyçur, të gjitha bisedat e tyre, dhe
informacione të tjera personale.


0 comments:
Post a Comment