Gjatë javës, Opera e ka lëshuar për shkarkim versionin e ri të
Opera 11.60, i cili përfshin HTML5, mbështetje për mikro-data si dhe
ECMAScript 5.1.
Opera 11.60 beta përfshin edhe funksionin e
ri i cili është kompatibil me HTML5, i cili mundëson funksionalitet më
të mirë për zhvilluesit, si dhe integrim më të mirë, të përmirësuar për
shfletuesit tjerë.
Për më shumë, edhe fusha e shfletuesit të ri të Opera është pasuruar
me funksione të reja, që përfshijnë edhe shiritin e ri-dizajnuar për
kërkime, si dhe rezultate më të mira në History dhe Bookmarks.
Ndërkaq, Opera 11.60 tani mundëson edhe shtimin e faqeve në Speed Dial, thjeshtë duke zgjedhur një yll në listën e adresave.

0 comments:
Post a Comment