Kah fillimi i javës, forumet e shërbimit Steam janë fikur për
shkak të “veprave vandale të fkn0wned”, ueb faqes që ofron hackët për
video lojëra. Arsyetimi zyrtar nga Valve ishte ai i zakonshmi –
mirëmbajtja. Gjithsesi, duket se nga Valve kanë rrejtur edhe për atë se
bëhet fjalë vetëm për probleme me forumin.
Valve më në fund
pranoi se bëhej fjalë për një qasje të paautorizuar në server dhe
pikërisht në atë me bazën e të dhënave. Bazat e sulmuara ishin mu ato që
mbajnë emrat e shfrytëzuesve, adresat, e-mailët, fjalëkalimet,
historinë e blerjeve dhe të dhënat për kartat e kreditit. Gabe Newell
pohon, se nuk kanë dëshmi për keqpërdorimin e kartave të kreditit, por
ia tërhoqi vërejtjen të gjithë shfrytëzuesve se duhet të përcjellin
transaksionet pranë bankave të tyre. Edhe pse të dhënat janë të ruajtura
në formë të hashëve, ekziston mundësia për keqpërdorimet e ndryshme.
Në
mesazhin e vet dërguar shfrytëzuesve, Gabe kërkoi falje dhe sqaroi se
përveç disa llogarive në forum nuk kanë dëshmi për llogari të
shfrytëzuesve ose kartela të kreditit të keqpërdorura, por dhe se i
propozon të gjithëve të ndryshojnë fjalëkalimin, gjë të cilën do ta
bëjnë obligatorë për forumin.
Pas sulmeve të shumëfishta në serverët e Sonyt, kjo është edhe një
goditje tjetër për “shërbimet serioze” në të cilat ndodhen të dhënat e
shfrytëzuesve. Është mjaftë për të brengosur fakti se hakerët, me sulme
mbi forume kanë arritur të kërcënojnë diçka aq me rëndësi siç janë
llogaritë Steam dhe kartelat e kreditit. 

0 comments:
Post a Comment