Ndërmarrja IBM tejkaloi Hewlett-Packard në
çerekun e tretë si shitësi më i madh botëror i kompjuterëve serverë,
thotë ndërmarrja Gartner.
IBM kishte përfituar 3.85 miliardë dollarë nga
shitjet në këtë çerek të vitit duke marrë kështu 29.7% të tregut, tha
ndërmarrja hulumtuese gjatë të hënës. Hewlett-Packard kishte 29.3%, e
përcjellur nga Dell me 14.7%.
Në çerekun e tretë të vitit të kaluar, Hewlett-Packard kishte 32%, në krahasim me IBM-in që kishte 30.2%.
Sipas Gartner, përfitimet e përgjithshme nga shitja e serverëve kanë shënuar rritje për 5.2% në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas analistëve, kjo rritje e IBM-it erdhi si
pasojë e portofolit të vet Power Systems, me ndihmën e serverëve të vet
System X, që janë të fuqizuar nga procesorët x86 nga Intel dhe Advanced
Micro Devices.
Megjithëse jo në vendin e parë, Dell dhe Fujitsu panë një ngritje në pozitat 3, respektivisht – 6.3%, respektivisht 3.6% - derisa përfitimet për Oracle mbetën pothuajs enë gjendjen e kaluar, me një rritje të vogël. Sa i përket fitimeve, Dell arriti 14.5% të tregut, derisa Oracle kishte 6.2% dhe Fujitsu 4.7A%.

0 comments:
Post a Comment