Edicioni Microsoft Office 2010 Starter
është falas, me qëllim që të përfshihet në kompjuterët e rinj personalë.
Ai përfshin vetëm Wordin dhe Excelin me disa veçori – por ai ua
mundëson krijimin e versioneve portative të tyre. Në këtë artikull do të
mësoni se si ta bëni këtë.
Lidhja e ofruar më poshtë nuk është saktësisht lidhja e
aprovuar nga Microsoft dhe mund të mos funksionojë. Ende, versioni
Starter i Office është me qëllim që të jetë softuer falas që përmban
reklama dhe ata ende nuk e kanë larguar mundësinë për shkarkim falas të
këtij versioni.
Krijimi i versionit portativ të Office
Gjënë e parë që ju duhet ta bëni është të shkarkoni Office 2010 Starter nga kjo lidhje.Sapo që shkarkimi të ketë përfunduar, klikoni dy herë në skedar për ta
lëshuar instalimin. Instaluesi do të provojë që të shkarkojë skedarët që
nevojiten për instalimit të softuerit Office. Sapo të mbarojë
shkarkimi, ai do të shkojë përgjatë procesit të instalimit.

Tani që e keni instaluar Office Starter, shkoni tek
Start Menu, pastaj tek All Programs dhe hapeni follderin Microsoft
Office 2010 Tools dhe lëshojeni Microsoft Office Starter To-Go Device
Manager 2010 – ose ju mund ta kërkoni atë në kutinë për kërkim të menysë
Start.
Sërish Office do të shkarkojë më tepër skedarë.
Sapo ta keni shkarkuar, ju do të pyeteni se në cilin disk dëshironi ta instaloni Office.

Tani Office do të instalohet në USB-në tuaj.
Sapo të kryhet instalimi, USB-ja juaj është e gatshme për përdorim.
Nëse e hapni dritaren Explorer ju do të shihni që USB-ja juaj me Office në të e ka një ikonë të re.
Office To-Go ka një aplikacion lëshues në rrënjën e diskut të quajtur Office.exe nga ku mund të lëshoni Wordin apo Excelin.
Kjo është e tëra, kënaquni me versionin portativ të Office 2010 Starter.

0 comments:
Post a Comment