HP paraqet gjeneratën e re të serverëve HP ProLiant G7. Serverët
janë të bazuar në procesorët e AMD-së Opteron 6200 Series me mundësi të
përfshirjes deri në 2,048 bërthamave në një rack.
Performancat
janë deri në 30 për qind më të larta në ambientet e punës me kërkesa më
të larta që përdorin virtualizimin, e linja e re e serverëve përfshin
edhe softuerin Integrated Lights Out (iLO 3) të HP-së për menaxhimin dhe
mbikëqyrje nga distanca. Me serverë vjen edhe HP Virtual Connect për
ndërlidhjen më të thjeshtë të serverëve dhe pajisjeve virtuale.
Janë paraqitur pesë server të rinj në linjën ProLiant x86, modelet
ProLiant BL465c, ProLiant BL685c G7, ProLiant DL385 G7, ProLiant DL585
G7 dhe ProLiant DL165 G7.
0 comments:
Post a Comment