Duket se ishte vetëm çështje e kohës – Chrome qysh tani është
shfletuesi i dytë më i popullarizuar në botë. Është konfirmuar kjo në
statistikat e StatCounter nga java e kaluar.
Interesant,
Chrome në krahasim me një javë më parë madje humbi një pjesë të
posedimit, por prapëseprapë – Firefox humbi një pjesë edhe më të madhe.
Chrome në javën që përfundoi me 13 nëntorë në nivel global mbante në
posedim 25.47% të tregut, derisa Firefox ka rënë në 25.32.
Por, ndodhitë interesante në skenën “e shfletuesve” nuk përfundojnë
këtu duke pasur parasysh se i vetmi shfletues që rriti posedimin javës
që shkoi ishte pikërisht ai që zakonisht është në rënie – Internet
Explorer. Posedimi i shfletuesit të Microsoftit është rritur nga 40.32
në 40.78%.
0 comments:
Post a Comment