Grupi më i njohur i hakerëve në botë Anonymous ka kërcënuar se
sot do ta rrëzoj Facebookun, rrjetin më të popullarizuar shoqëror në
botë.
Haktivistët (hakerët aktivistë) nga ky grup edhe më
herët kanë shënuar Facebookun si armikun e tyre, për shkak të
keqpërdorimit të të dhënave personale të shfrytëzuesve të vet.
Për momentin mbetet e paqartë se nëse pas këtij kërcënimi qëndron një
grup më i madh i hakerëve, ose vetëm individët, por qysh sot do të
shihet nëse kërcënimi është serioz apo vetëm bëhet fjalë për një
vërejtje.
Hakerët publikimin e tyre e kanë ngjitur edhe në YouTube, por video është larguar pak minuta më vonë.
Anonymous është grup i hakerëve që vepron në kuadër të lëvizjes “Anti
Sec”, që lufton kundër industrisë përgjegjëse për sigurinë në internet.
Kësaj radhe hakerët kanë akuzuar Facebookun për shkak të mbrojtjes së
dobët të të dhënave personale të shfrytëzuesve të vet, si dhe për shkak
të dyshimit se kjo kompani qëndron prapa vjedhjes së të dhënave nga
shumë shfrytëzues të iPhone të Apple.
Fakti se sulmi është planifikuar pikërisht për 5 nëntorin jap arsye
të veçantë për brengosje udhëheqësve të Facebookut, për shkak se slogani
“Mbani mend pesë nëntorin” në kohë të fundit është bërë një nga
klithmat e luftës globale kundër kapitalizmit, e i cili ka rrënjët nga
një këngë e shekullit të 17-të nga Anglia.
Këto strofa i kanë huazuar edhe autorët e stripit dhe më pastaj
filimit “V si Vandeta”, të cilat pastaj janë marrë nga demonstratët në
lëvizjen “Okupo Wall Streetin”.
ca thot me te ver8
ReplyDelete