Kompania Commodore USA ka paraqitur versionin dukshëm më të
fuqishëm të linjës së kompjuterëve të ringjallur kohë më parë Commodore
64.
Commodore 64x Extreme ende ka shtëpizën e njohur në të
cilën krahas tastierës ndodhet edhe pjesa tjetër e sistemit, por
procesori ekzistues Atom D525 është zëvendësuar me një procesor tjetër
gjithashtu nga Intel i gjeneratës Sandy Bridge, modelin Core i7-2720QM.
Krahas procesorit më të fuqishëm, Commodore 64x Extreme zakonisht
vjen me 8 GB të memories DDR3, diskun me kapacitetin prej 2 TB dhe DVD
incizues, lexuesin e kartelave të memories, Bluetoothin dhe kartelën për
rrjetën pa tela. Për shfaqjen e fotografisë përgjegjës është bërthama
grafike HD 3000 e Intelit, e ata që janë të interesuar për këtë version
më të avancuar të Commodores do të duhet të ndajnë 1,499 dollarë.
0 comments:
Post a Comment