Konsola e parë për lojëra nga Microsoft, Xbox, ishte paraqitur
me 15 nëntor të vitit 2001, ndërsa ishte e menduar ashtu që të jetë
konkurrent serioz për PlayStation 2, DreamCast nga Sega dhe GaceCube nga
Nintendo.
Xbox ishte rezultat i hulumtimit dhe punës së
gjatë të ekipit DirectX të Microsoftit, që përbëhej nga njerëzit si
Kevin Bachus, Seamus Blackley dhe Ed Fries, ndërsa që ishte prezantuar
nga vet Bill Gates në GDC në vitin 2000. Xbox ia solli klasikët e
lojërave si Halo, e botën e lojërave e ndryshoi tërësisht në vitin 2002
me prezantimin e shërbimit Xbox Live, i cili deri sot ka bërë për vete
mbi 35 milion shfrytëzues.
Në majin e vitit 2006 është publikuar informata se janë shitur më
shumë se 24 milion copë të kësaj konsole, prej të cilave 16 milion në
SHBA, 6 milion në Evropë dhe 2 milion në Azi.
Prodhimi i Xboxit ishte
ndërprerë pak para fundit të vitit 2006 kur Microsoft në tërësi vendosi
ti përkushtohet pasuesit – Xbox 360.
A keni pasur ndonjëherë Xbox? A luani lojëra në Xbox? Cilat lojëra ju kanë pëlqyer më së shumti? Mos ngurroni të komentoni.
po une kam xbox360 Dhe eshte shume i papar plus qe ka lojra super te bukura....
ReplyDelete