Pas një sëmundjeje të gjatë, Dennis
Ritchie, babai i Unix dhe një njeri i njohur për shkenca kompjuterike,
ka vdekur gjatë vikendit të kaluar në moshën 70 vjeçare.
Ritchie,
i njohur edhe si “dmr”, njihet më së miri për krijimin e gjuhës
programuese C si dhe për funksionin e tij kyç në zhvillimin e UNIX
përkrah Ken Thompson. Ritchie ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij
në Bell Labs, së cilës i është bashkuar në vitin 1967, dhe që në atë
kohë njihej si një prej ofruesve më të mëdhenj në SHBA për telefona dhe
kishte një prej laboratorëve më të njohur hulumtues.
Duke punuar përkrahë Thompson (që ka shkruar B’n), këta të dy kanë
bashkuar forcat për të zhvilluar një sistem operativ më efikas dhe
funksional për mini-kompjuterin e ardhshëm, që ka rezultuar edhe me
paraqitjen e Unix, në vitin 1971.
Edhe pse Unix ishte i lirë dhe i përshtatshëm me pothuajse të gjitha
sistemet, duke ju lejuar përdoruesve një llojllojshmëri të sistemeve
softuerike, sistemi operativ ishte shkruar në një gjuhë programuese të
makinave (assembly language), duke nënkuptuar se kishte një fajlor të
vogël dhe vuante nga relacionet me memorien.
Në vitin 1973, Ritchie dhe Thompson kanë shkruar Unix në C, duke
zhvilluar sintaksën, funksionalitetin dhe përveç kësaj i dhanë gjuhës
mundësinë për të programuar çfarëdo sistemi operativ. Kerneli ishte
publikuar në të njëjtin vit.
Sot, C mbetet gjuha programuese e dytë më e popullarizuar në botë
(apo së paku gjuha në të cilën shumica e rreshtave të kodit të dytë
është shkruar), dhe shfrytëzuar në C++ dhe Java; dhe është për tu
përmendur edhe fakti se gjersa këta të dy po punonin në Unix, Linus
Torvalds Linux filloi të paraqitet në skenë. Puna padyshim ka bërë
Ritchie’n një prej inxhinierëve më të rëndësishëm (por pak të njohur) të
erës moderne.
Puna e tij, veçanërisht nëraport me UNIX, e ka shtyrë atë që të bëhet
një fitues i përbashkët me Ken Thompson, i çmimit Turing Award që është
dhënë në vitin 1873, si dhe fitues i çmimit National Medal of
Technology në vitin 1998 nga presidenti i atëhershëm dhe shumë i dashur
për popullin shqiptar, Bill Clinton.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment