Oracle Business Day 2011 është vendi ku
duhet të jenë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kuptojnë më
shumë mbi detajet më të fundit rreth produkteve dhe lajmeve të
ndërlidhura me Oracle, e përveç kësaj pjesëmarrësit që do të jenë në
këtë ditë të veçantë në Tiranë do të kenë rastin të shohin nga vet
ekspertët se çfarë rëndësie kanë këto produkte për kompaninë e tyre.
Kjo ngjarje speciale e titulluar “Oracle Business Day 2011” që
mbahet me 18 tetor të këtij viti në Hotel Sheraton në Tiranë, do të
mundësojë që mysafirët të mësojnë të gjitha trendet teknologjike dhe
biznesore që do t’iu ndihmoj atyre të formësojnë të ardhmen e tyre.
Ekspertët e Oracle do të jenë aty për të ndarë përvojën e tyre dhe në
mes tjerash do të mundësojnë që kjo ngjarje të jetë një prej IT
ngjarjeve më simuluese të vitit.
- Sipas informatave të të cilat i kemi thuhet se “Oracle Business Day 2011” do të mundësojë informata më të detajuara për:
- Middleware – Ku do të mund të zbulohen inovacionet më të rëndësishme në veglat e zhvillimit, serverët e aplikacioneve, SOA, menaxhimi i procesit të biznesit dhe gjëra tjera
- Oracle në Oracle – Ku do të mund të kuptohet mbi tërë portofolin e serverëve dhe hapësirave magazinuese të Oracle të cilat mund të rrisin ROI’n e investimeve në aplikacione.
- Technology – Ku do të mund të mësoni mbi përfitimet nga cloud computing, praninë e lartë, sigurinë e të dhënave, menaxhimin e memories së databazës, dhe gjëra tjera.
- Aplikacionet – Ku do të mund të shihen përkushtimet më të fundit të Oracle për shkëlqim të biznesit dhe Oracle Application’s Unlimited
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment