Asus paraqiti ultraportativët Zenbook, të cilët do të jenë në
dispozicion në dy madhësi kryesore të ekranit. Bëhet fjalë për ekranet
me diagonale prej 11.6 inç (1,366 x 768 pikë, modeli UX210) dhe 13.3
inç me rezolucion 1,600 x 900 pikë në versionin UX31.
Portativët
kanë shtëpizën nga alumini, e cila në pjesën e vet më të trashë ka
vetëm 0.67 inç, e në më të hollën 0.11 inç. Asus në këto pajisje
integron sistemin e ftohjes me fletëzat e bakrit me dizajn të veçantë
dhe kanalin e ajrit në formën e shkronjës V, ashtu që nxjerrja e
nxehtësisë do të ishte sa më e mirë në portativin me dimensionet e
këtilla.
Mundësitë tjera përfshijnë Super Hybrid Engine II për menaxhimin e
shpenzimit të energjisë, Charger+ për mbushjen më të shpejtë përmes
USBs, altoparlantët me teknologjinë ICEpower të Bang & Olufsen,
SSD-në me ndërfaqen SATA 6 Gbps si dhe me USB 3.0. Autonomia e punës në
bateri është pesë orë për të voglin dhe shtatë për modelin e madh.
Konfigurimin elementar për 999 dollarë (UX21E-DH52) e përbën
versioni me procesorin Core i5-2467M, 4 GB të memories dhe SSD-në prej
128 GB. E për 1,449 dollarë mund të blihet UX31E-DH72 me ekran
13.3-inçësh, procesorin Core i7-2667M, 4 GB memorie dhe SSD-në me
kapacitetin prej 256 GB.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment