Edhe një herë në publik u shfaqen fotografitë e smartphoneit të
LG-së me dy ekrane. Më parë i njohur me emrin Flip II, ky smartphone në
shitje pritet të paraqitet me emrin Doubleplay.
Pajisja do
të vij me Android 2.3, do të ketë ekranin me diagonalen prej më së paku
tri inç, dhe me një shtesë të posaçme – ekranin e dytë me rezolucion
prej 480 x 320 piksel. Ekrani i dytë shërben për qasjen e shpejtë në
aplikacionet më të përdorura, ndërsa mund të vendosen deri në tetë
ikona. Celulari është i pajisur edhe me tastierën harduerike QWERTY,
dhe kamerën prej pesë megapiksel me LED blic.
Pritet që celulari në shitje do të paraqitet me 2 nëntor. Më së pari
pritet të ofrohet nga T-Mobile amerikan me çmim prej 150 dollarë (me
kontratë, natyrisht)Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment