Drejtori ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo ka zbuluar disa
detaje interesante rreth rritjes së rrjetit social, i cili ka bërë shumë
bujë në mbarë botën.
Costolo ka thënë se mikro-blogu Twitter
ka arritur të ketë më shumë se 100 milionë përdorues aktiv, ndërsa
gjithashtu ka përmendur edhe numrin e përdoruesve që qasen nga pajisjet e
Apple me iOS, duke thënë se ky numër tashmë është trefishuar.
Gjatë muajit të kaluar, Twitter ka gëzuar një rritje të
konsiderueshme në faqen e saj. Rrjeti social ka tejkaluar shifrën prej
200 milionë cicërimave në ditë, dhe sot ka mbi 250 milionë të tilla,
krahasuar me janarin e këtij viti, kur ky numër ishte 100 milionë.
Për më shumë, nga më shumë se 100 milionë përdorues të Twitter, gjysma e tyre janë aktiv në baza ditore.
“Më herët, rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i përdoruesve
tanë ishin aktiv gjatë ditës. Tani, kjo shifër ka arritur në 50 për
qind” ka thënë Costolo.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment