Motorola publikoi, e pastaj tërhoqi, fotografitë e modelit të
vet të ardhshëm smartphone me Android. Bëhet fjalë për modelin me emrin e
koduar Spyder, e i cili në treg pritet të shitet me emrin Droid RAZR.
Celulari
do të duhej të kishte ekranin Super AMOLED 4.3-inçësh me rezolucionin
prej 960 x 540 piksel, do të duhej të ishte i pajisur me procesorin
dybërthamësh me takt pune prej 1.2 GHz, ndërsa do të duhej të kishte një
gigabajt të memories punuese. Kamera e pasme prej tetë megapiksel do të
incizoj videon në 1080p, ajo e përparme në 720p, e do të duhej të jetë e
përfshirë edhe përkrahja për rrjetat LTE.
Celulari pritet të shitet me Android 2.3, e në tregun amerikan do të shitet përmes operatorit mobil Verizon.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment