Drejtori i Sony Ericsson Bert Nordberg paralajmëroi fokusimin më
të madh të kompanisë në telefonat e mençur qysh nga viti i ardhshëm.
Ai
tha se, Sony Ericsson nga viti 2012 do të prodhoj kryesisht smartphone
dhe do të ndërpres prodhimin e telefonave të zakonshëm (të thjeshtë,
jo-smartphone) dhe featurephonëve për segmentin e poshtëm të tregut.
Pjesëmarrja e telefonave të mençur në shitjet e kompanisë përbën
madje 80 për qind, e deri tani Sony Ericsson ka shitur 22 milion pajisje
Xperia me sistemin operativ Android. Kompania pjesën më të madhe të
pajisjeve do ta bazoj pikërisht në Android. Sony Ericsson gjatë çerekut
të kaluar pati krejtësisht 1.6 miliard euro të hyra, derisa profiti
ishte 31 milion euro. Është shënuar edhe rritje e shitjes prej 33 për
qind.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment