Motorola paraqiti dy modele të Bluetooth kufjeve për celularët. Bëhet fjalë për modelet Elite Silver dhe Elite Flip.
Një
shtesë e veçantë tek të dyja modelet është teknologjia NFC e cila në
telefonat celularë që janë kompatibil mundëson çiftëzimin më të thjeshtë
të celularit dhe kufjeve. Krejt çfarë nevojitet është që kufjet të ia
afroni celularit me cilin rast ndodh çiftëzimi. Duke iu falënderuar
teknologjisë HD Audio Plus nga Motorola zëri është më i qartë, e
mikrofoni i dyfishtë punon në kombinim me teknologjinë për eliminimin e
zhurmave në prapavijë. Në modelin Silver bateria qëndron 15 orë bisedë,
derisa në modelin Flip është deklaruar se zgjat gjashtë orë.
Së bashku me kufjet, Motorola paraqiti edhe aplikacionin MotoSpeak
për celularët me Android që mundëson diktimin dhe dërgimin e mesazheve.
Të dy modelet në shitje në tregun amerikan do të shkojnë me 24 tetor.
Çmimi i shitjes për modelin Elite Silver është 130 dollarë, derisa
modeli Elite Flip do të shitet për 100 dollarë.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment