Speed Install është softuer falas për
Windows që ua mundëson shkarkimin dhe instalimin e shumë aplikacioneve
në kompjuterin tuaj. Kjo vegël ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe të
përshtatshme.
Pasi ta keni hapur Speed Install në kompjuterin tuaj, ai
përcakton versionin e tanishëm, gjuhën dhe llojin 32 apo 64 bitësh të
sistemit operativ që ia mundëson Speed Install që t’i shkarkojë dhe t’i
instalojë softuerët e nevojshëm. Ai ka qindra versione të fundit të
aplikacioneve në bazën e vet.
Sapo që t’i keni përzgjedhur programet që keni
dëshirë t’i instaloni, vetëm klikoni sustën “Install” në anën e djathtë
poshtë dritares. Programi automatikisht do t’i shkarkojë versionet e
fundit të të gjitha programeve që ju i keni përzgjedhur dhe do t’i
instalojë ato pasi që të jenë shkarkuar me sukses. Kjo është edhe e
tëra.
Ky softuer mund të jetë i dobishëm veçanërisht për
një kompjuter të posaformatizuar që mundëson kursimin e kohës gjatë të
cilës do të ishte e nevojshme që të bëhej kërkimi nëpër internet i
secilit program veç e veç, shkarkimi dhe instalimi i tyre.

Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer.


0 comments:
Post a Comment