Një kopje nga verzioni kompjuterik i Modern Warfare 3 thuhet se është
vjedhur nga një magazinë në Kaliforni, dhe tashmë është në dipozicion
dhe shitet ilegalisht përmes internetit.
Sipas disa informatave verzioni pirat i Call of Duty: Modern Warfare 3
tash më është në dispozicion për blerje, pasi ishte vjedhur në një nga
magazinët ku ishte rruajtur për distrubim pas startimit zyrtar të
shitjeve. Loja akoma nuk është në dipozicion si torrent, dhe si duket
nuk bëhet fjalë për rrjedhje të zakonshme, por shumë njerëz janë duke
ofruar kopje ilegale të lojës.
Activision në mënyrë agresive i kërkon këto persona që distrubojnë
lojën ose ato të cilët do të zbulohen duke luajtur. Paralajmërimi i tyre
është shum i qartë: “Do not buy MWF3 Before Release Date… They Will
Come Get You…(Everywhere)” – “Mos blej MWF3 para së të lëshohet
zyrtarisht… Do të vijnë tu kapin juve…(Kudo që jeni)”.
Lojra popullore duhet të paraqitet më 8 nëntor, dhe nuk do të na
habiste që kjo të jetë dhe një veprim i çuditshëm marketingu, për të
rritur tensionin para lëshimit të shum pritur të vazhdimit Call of Duty.
Burimi: ITshqip

0 comments:
Post a Comment