Nëse jeni fans i Google Music atëherë juve me siguri se ju
intereson fakti se versioni i ri i shërbimit Google Music 4.0.1 ka
rrjedhur në internet.
Sipas burimeve të Android Police,
thuhet se Google Music 4.0.1 i dedikohet versionit të ri të sistemit
operativ Android, Ice Cream Sandwich, i cili gjithashtu pritet të dal në
treg së shpejti.

Edhe pse Google Music 4 është i drejtuar tek Ice Cream Sandwich,
shërbimi megjithatë punon dhe është kompatibil edhe me versionet
paraprake të Android, si Gingerbread dhe Froyo.
Në versionin e ri, Google ka bërë një ri-dizajn të ndërfaqes, i cili
posedon butona më elegant, dhe kontroll më të mirë për përdoruesin.
Të gjithë ata që dëshirojnë t’i provojnë karakteristikat e reja të
Google Music 4, mund ta shkarkojnë këtë version të ri në faqen e Android
Police.

0 comments:
Post a Comment