Sipas shkrimit të Reuters, i cili thirret në burime të 
paemëruara, Microsoft thuhet se prapë po mendon për të bërë një ofertë 
për blerjen e Yahoosë, e në këtë transaksion ai pritet që të hyj  me 
ndihmën e një partneri të paemëruar.
Në raportin e Reutersit 
thuhet se në Microsoft ende nuk kanë marrë vendimin për atë se a do ta 
bëjnë apo jo edhe një ofertë tjetër për Yahoonë, duke pasur parasysh se 
në kompani ekzistojnë fraksione të ndryshme të cilat kanë mendime 
kundërthënëse.
Nëse këto informata janë të sakta, Microsoft do të ju bashkëngjitet 
kompanive të shumta të cilat sipas pohimeve janë të interesuara për 
blerjen e Yahoosë. Në mesin e blerësve potencial ndodhen kompania kineze
 Alibaba, dhe fondet për investime siç janë Silverlake Partners dhe 
Andreessen Horowitz.
Microsoft tashmë një herë ka provuar të blej Yahoonë në vitin 2008 
duke ofruar përafërsisht 50 miliard dollarë për kompaninë, por atëherë 
oferta ishte refuzuar nga ana e Yahoosë që udhëhiqej nga themeluesi i 
kompanisë Jerry Yang.
 
 
 
 
 
 
 
 

 
0 comments:
Post a Comment