Gjenerata e pestë e Apple iPhone, iPhone
4S më në fund është paraqitur në shitje dhe shumë prej portaleve
teknologjike të botës kanë përfituar mundësinë për ta testuar atë dhe të
shpalosin para lexuesve përshtypjet e para dhe disa pamje të reja.
PCWorld Albanian për shkak të rrethanave dhe kufizimeve
teknike ende nuk mund të pranojë pajisje për testim, megjithatë ne siç e
kemi zakon ju njoftojmë duke iu referuar burimeve tona se çfarë ka të
re nga bota e teknologjisë dhe çka ju pret. iPhone 4S, siç e keni parë
deri më tani, përmban të njëjtin dizajn sikurse paraardhësi i tij iPhone
4, që është dizajni më i mirë i Apple deri më sot, ndërsa në enterier
iPhone 4 dallon dhe ka disa veçori unike, si procesorin Apple A5 që
gjendet edhe në iPad 2.
iPhone 4S ofrohet me iOS 5, dhe ju nuk duht të keni një Mac apo PC
për ta aktivizuar, pasi që tanimë është kuptuar se mund të aktivizohet
dhe instalohet çdo gjë përmes iCloud, duke shfrytëzuar WiFi. Kamera në
iPhone 4S është 8 megapikselëshe, me një mundësi për të incizuar video
1080p FULL HD në kualitet të lartë dhe të gjatë, ndërsa për krahasim
iPhone 4 ka vetëm një kamerë 5 megapikselëshe, kështu që në këtë repart
kemi një përmirësim që ndërlidhet jo vetëm me numrin por edhe me
sensorin e ri që është integruar dhe zhvilluar prej fillimit nga Apple.

Një prej veçorive kyçe të iPhone 4S është asistenti virtual me zë i
Apple, që mund të pranojë pyetje prej jush, dhe mund t’ju sjellë
përgjigje, edhe pse nuk ja qëllon gjithherë se çfarë po dëshironi. Ju
mund t’i kërkoni Siri’t që të vendos përkujtues, të thërras numra
telefoni dhe të dërgojë mesazhe me tekst apo email, dhe që të gjitha me
komanda me zë.
Tani përveç 16GB dhe 32GB, në ofertë ka edhe 64GB, edhe pse iCloud
mund të jetë zgjidhja e duhur për ju për shumicën e fotografive, videove
apo aplikacioneve, duke mos pasur nevojë për tërë atë magazinë shtesë
në celularë. Kuptohet duhet të keni lidhje interneti për të funksionuar
si është më së miri.

Në përgjithësi përshtypjet e para për iPhone 4S janë mbresëlënëse
(edhe për ne që po e shohim vetëm nga videot dhe imazhet), dhe sigurisht
Apple ka arritur të krijojë edhe një iPhone tjetër të shkëlqyer, më të
shpejtë, me kamerë më të mirë dhe me një shtojcë të re të quajtur
Siri.
Por a ia vlen të blihet? Juve që keni iPhone 4 dhe që jeni entuziast
të Apple nuk ka kush t’ju ndal, e juve të tjerëve që ende po mendoheni,
ndoshta do të arrijmë të bëjmë një analizë më të detajuar për
rekomandime. Na komentoni mendimet tuaja më poshtë.
0 comments:
Post a Comment